Manchester United i premton Mourinhos katër blerje të reja

20.11.2017 21:38
Manchester United i premton Mourinhos katër blerje të reja

Manchester United ka gati katër blerje të reja, për të realizuar kërkesat e Jose Mourinhos.

Pas spekulimeve se Mourinho mund t’i bashkohet skuadrës së Paris Saint-Germain, United thuhet se ka bërë gati kontratën e re për portugezin.

Përveç kontratës së re, mësohet se klubi është i gatshëm të bëjë katër blerje të reja.

Si përforcime të mundshme te klubi shihen Carlos Soler i Valencias, Emil Forsberg i Leipzig, Gareth Bale i Real Madridit dhe Antoine Griezmann i Atletico Madridit.

Këta katër lojtarë raportohet se i janë premtuar portugezit si përforcimet e reja te klubi, në mënyrë që të garantojnë rinovimin e tij me ‘Djajtë e Kuq’.

Kontrata e Mourinhos në “Old Trafford” skadon në vitin 2019 dhe sipas Daily Mail, klubi anglez i ka ofruar atij shansin që të qëndrojë për dy vite tjera, me një pagë prej 11 milionë eurove në sezon. /Insajderi