Manchester United përgatitë 200 mijë euro për Neymar

Manchester United përgatitë 200 mijë euro për Neymar

Manchester United është gati të shpenzojë 200 milionë euro për të transferuar në Old Teraford brazilianin Neymar.

Një lëvizje të tillë mund ta bëjë vetëm një klub i fiksuar pas brazilianit.

Sipas medias spanjolle, Sport.es Djajtë e Kuq, janë gati ta paguajnë klauzolën në kontratën e 25-vjeçarit me klubin blaugrana.

Më shumë se bisedime, kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e futbollistit, që nëse do ta pranojë ofertën, do të realizojë një ëndërr  të tijën, pra të luajë në Ligën Premier dhe me një pagë vjetore 25 milionë euro neto, shifër kjo dyfish më e lartë se ajo që përfiton te Barcelona.

Mirëpo ky propozim i United, lidhet edhe me pjesëmarrjen e Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, në të kundërt Neymar nuk do ta pranonte ofertën por edhe klubi anglez nuk do t’i kishte paratë për ta blerë nga Barcelona.

Nëse nuk fiton Ligën e Evropës, United do të përfitonte 30% më pak nga marrëveshja që ka nënshkruar me Adidas. Ose më saktë në arkat e klubit do të hynin 94 milioë euro më pak./Insajderi.com