Manchester United kërkon Hysajn

Manchester United kërkon Hysajn

Manchester United po konsideron seriozisht blerjen e Elseid Hysaj nga Napoli, teksa “djajtë” kanë nevojë për një mbrojtës krahu për sezonin e ardhshëm.

23-vjeçari nga Shqipëria ka filluar të vlerësohet si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në Serie A, që kur Napoli e bleu nga Empoli, për 5 milionë euro në vitin 2015. Hysaj ka luajtur 76 ndeshje në dy sezone në “San Paolo”.

Në momentin që Jose Mourinho ka vendosur për largimin e Matteo Darmian, Ashley Young dhe Luke Shaw, faqja e njohur në internet “Goal.com” zbulon se “djajtë” kanë vënë në krye të listës së merkatos emrin e kapitenit të kombëtares shqiptare, në ndeshjen e fundit ndaj Bosnjes, Elseid Hysaj.

Ai mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes. Hysaj ka koleksionuar 29 ndeshje me përfaqësuesen kuqezi. /Insajderi.com