Manchester City thellon kryesimin në Premierligë [Video]

Manchester City thellon kryesimin në Premierligë [Video]

Manchester City ka mposhtur Swansean në udhëtim 0:4, për të mbajtur pozitën e parë me 14 pikë më shumë se sa Manchester United.

Skuadra e Manchester Cityt nuk di të ndalet këtë edicion në Premeirligë, duke shënuar fitoren e 15 më radhë.

Ata sonte mposhtën në udhëtim Swansean me rezultat 0:4, duke arritur fitoren e 16 në 17 ndeshje.

Golat për mysafirët i shënuan David Silva dy, Kevin De Bruyne dhe Sergio Aguero.

Pas kësaj fitoreje, City mbetet në vendin e parë më 49 pikë, 14 më shumë se sa Manchester United në vendin e dytë.

http://www.dailymotion.com/video/x6bm9z7