Manchester City, skuadra favorite për të fituar Ligën e Kampionëve

Manchester City, skuadra favorite për të fituar Ligën e Kampionëve

Sot është hedhur shorti për fazën e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, ku 16 skuadra kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Sipas kompanive të basteve, Manchester City është skuadra favorite për ta fituar Ligën e Kampioneve këtë sezon, ku triumfi i tyre kuotohet me koefiçientin 4.

Në vendin e dytë është Bayern Munich me 5.5, ndërsa në vendin e tretë është PSG me 6.

Top pesëshen e skuadrave favorite e mbyllin Barcelona me 8.5 dhe Real Madrid me kuotën 9.

Mundësitë më të vogla i ka Baseli, që ka një kotë prej 251 sipas kompanive të basteve.