Manchester City me ofertë marramendëse për Messin

Manchester City me ofertë marramendëse për Messin

Manchester City dhe Pep Guardiola janë të gatshëm për “ta thyer” tregun e futbollit dhe për të ofruar një shumë rekord, që të nënshkruajnë me argjentinasin Leo Messi.

Siç është raportuar sot në gazetën britanike “The Sun”, klubi anglez ka kontaktuar tashmë me Barcelonën për të depozituar interesin mbi pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, i cili ndodhet në process rinovimi të kontratës me katalanasit, por kjo gjë nuk ka përparuar, duke ngritur jo pak mjegullnaja.

Edhe pse nuk ka ende një ofertë formale, “qytetarët” do të jenë të gatshëm për të shkuar deri në 115 milionë euro, apo edhe t’i tejkalojnë 120 milionë eurot, sa Manchester United pagoi verën e kaluar për Paul Pogba, Telesport.

“The Sun” zbulon se klubi katalanas ka refuzuar të vërë një çmim për superfutbollistin nga Rosario. Megjithatë, merret vesh se Barcelona nuk ka refuzuar për të dëgjuar propozimin e klubit anglez, një gjest që i ka dhënë krahë menaxhmentit sportiv të Manchester City.

“The Sun” nënvizon momentin sportiv të komplikuar, që po kalon Pep Guardiola në “Etihad”, duke i dërguar drejtuesit e klubit të “thye”në” merkaton.

Gjithashtu, mediat britanike kujtojnë marrëdhënien e shkëlqyer mes trajnerit dhe lojtarit, teksa dora e Pe ka ndikuar ndjeshëm në rritjen profesionale të argjentinasit.

Leo Messi, i cili jashtë kontrate në qershor të vitit 2018, gjithashtu do të marrë një ofertë joshëse nga “qytetarët”, të gatshëm për t’i paguar një rrogë rekord prej 900 mijë euro në javë. /Insajderi.com