Manchester City merr një vendim shokues për Agueron

Manchester City merr një vendim shokues për Agueron

Sergio Aguero është sulmuesi kryesor te Manchester City, por kjo nuk do të thotë se ai konsiderohet i pashitshëm.

Sipas asaj që shkruan “Yahoo”, klubi anglez është gati të dëgjojë oferta për argjentinasin, i cili prej kohësh është objekt spekulimesh. Sikur të mos mjaftonin lajmet nga burime të ndryshme, së fundmi dyshimet u shtuan kur lojtari u pa duke drekuar në një restorant me trajnerin Pep Guardiola.

Në një vend ku lajmi merr dhenë, ngjarje të tilla trajtohen edhe me pak dramë.45-vjeçari katalanas ka këmbëngulur se ndërmjet tij dhe ish-yllit të Atletico Madrid-it nuk është diskutuar asgjë në lidhje me kontratën e këtij të fundit, por tifozët nuk janë edhe aq të bindur.

Aguero, pavarësisht se këtë sezon ka shënuar 18 gola në 22 ndeshje, ka qenë një lojtar problematik në fushë.

Përveç problemeve disiplinore, ai nuk punon shumë për gjendjen e tij fizike. Tani që Gabriel Jesus mund të luajë në “Etihad Stadium”, Pep nuk do të ngurronte të bënte një lëvizje. /Insajderi.com