Manchester City i fortë për Arsenalin – zhgënjen Xhaka

Manchester City i fortë për Arsenalin – zhgënjen Xhaka

Manchester City e ka mposhtur me rezultat 3-1 Arsenalin, në ndeshjen që u zhvillua sot në Etihad Stadium.

Nikoqirët kaluan të parët në avantazh me golin e shënuar nga De Bryune në minutën e 18-të. Me rezultatin e ngushtë 1-0 për Cityn, përfundoi pjesa e parë e takimit, raporton Insajderi.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola të tjerë. Sërish dominoi City, që realizoi edhe dy gola të tjerë. Aguero në të 50-tën minutë përmes penalltisë dhe Gabriel Jesus 24 minuta më vonë (74′) realizuan dy golat e pjesës së dytë për skuadrën e Guardiolës.

Për Arsenalin golin e vetëm, të pavlefshëm për ndikim në rezultat, e realizoi Alexandre Lacazette në minutën e 65-të.

Për Arsenalin u paraqit për 90 minuta Granit Xhaka, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 75-të. Mesfushori me origjinë shqiptare nuk la përshtypje të mirë në këtë takim.

Me këtë fitore, Manchester City e blindon pozitën e parë me 31 pikë të grumbulluara pas 11 javësh, derisa Arsenali mbetet në pozitën e gjashtë me vetëm 16 pikë. /Insajderi.com