Rey Manaj te Lazio, shkëmbehet me Candrevan

Talenti shqiptar, Rey Manaj, mund të përfundojë te skuadra nga kryeqyteti i Romës, Lazio.

Rey Manaj te Lazio, shkëmbehet me Candrevan

Lajmin e bëjnë të ditur mediet italiane, të cilat shkruajnë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare pëlqehet shumë nga drejtuesit bardhekaltër, e që përgjegjës për transferimet e futbollistëve te Lazio është pikërisht një shqiptar, drejtori sportiv Igli Tare.

Mediet italiane shkruajnë se zikaltrit janë duke bërë gjithçka për të marrë Candrevën në merkaton e verës, por Lazio nuk dorëzohet lehtë, duke dashur që në këmbim t’ia “rrëmbejë” Interit talentet e saj: Rey Manaj dhe talentin afrikan, Assane Gnoukouri.

Rey Manaj shihet si një nga talentet më premtues të futbollit shqiptar dhe skuadrës së Interit dhe ata vendosën të mos e largonin në afatin kalimtar të janarit.

Pavarësisht interesimeve të shumta që shumë skuadra patën për të, Mançini kërkoi që Manaj të qëndronte dhe të rritej në një ambient me kampionë. Zikaltrit mund të dorëzohen në afatin kalimtar të verës, nëse duan të arrijnë te Candreva.