Manaj shënon gol dhe vlerësohet me notë të lartë

Manaj shënon gol dhe vlerësohet me notë të lartë

Rei Manaj ka arritur të gjejë për të dytën javë radhazi golin me fanellën e Pizës. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, kishte shënuar një javë më parë për ekipin e tij por kishte parë se si ekipi i tij mundesj edhe pse i kishte dhënë avantazhin.

Këtë radhë, sulmuesi i talentuar të paktën pa se si goli i tij pati vlerë pikësh, pasi i siguroi një të tillë Pizës, në barazimin 1-1 ndaj Latinës.

Sulmuesi ishte titullar me skuadrën e tij në këtë sfidë dhe krijoi rrezikshmëri për portën kundërshtare disa herë derisa arriti të gjente rrjetën me një devijim me kofshë kur regjistrohej minuta e 50-të e takimit.

Ai u zëvendësua në minutën e 67 dhe pa nga pankina se si ekipi i tij u arrit në fund nga Korvia. Në minutat e fundit të ndeshjes, në sulmin e Pizës u aktivizua Edgar Çani, por pa arritur të krijonte rrezikshmëri para portës kundërshtare.

Për paraqitjen e sotme, sulmuesi shqiptar u vlerësua me notën 7 nga “TMW”. /Insajderi.com