Man.Utd në çerekfinale të Ligës së Evropës

Man.Utd në çerekfinale të Ligës së Evropës

Manchester United ka shënuar fitore në ndeshjen e kthimin të Ligës së Evropës ndaj Rostovit me rezultat minimal 1-0, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Skuadra e Jose Mourinhos zhvilloi një lojë të bukur në pjesë të parë duke kërkuar me çdo ngulm golin e epërsisë, për të fituar edhe qetësi pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Rusi.

Goli i vetëm në këtë takim dhe i fitores për anglezët erdhi në minutën e 70, ku Juan Mata përmbylli për mrekulli një aksion të bukur të ‘Djajve të Kuq’, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi prej 1-0.

Deri në fund të ndeshjes, Unitedi rrezikoi edhe disa herë për të gjetur golin e qetësisë, por nuk mundi dhe u desh të kënaqej me fitoren minimale, fitorja kjo që e dërgon në mesin e tetë skuadrave më të mira këtë sezon në Ligën e Evropës./Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?v=71c2davEeaY