Man.City ofron para dhe Sterlingun për Alexis Sanchez

Man.City ofron para dhe Sterlingun për Alexis Sanchez

Manchester City i ka dërguar ofertë Arsenalit për t’ia marr sulmuesin kilian Alexis Sanchez.

Sipas The Sun, City në këtë ofertë ka përfshirë një shumë me para që nuk është zbuluar dhe sulmuesin Raheem Sterling, shkruan Insajderi.

Ky raportim në mediet angleze vjen pas raportimeve se Sanchez ka kërkuar leje nga Kili për tu larguar nga stërvitja pasi duhet të merret me disa çështje tjera .

Sanchez luajti 62 minuta për Arsenalin në humbjen e thellë 4 me 0 kundër Liverpoolit dhe dëshpërimi i thellë i kilianit ishte i dukshëm./Insajderi.