Man.City i gatshëm të thyej çdo rekord për Mbappen

Man.City i gatshëm të thyej çdo rekord për Mbappen

Manchester City dëshiron t’ia rrëmbej edhe një futbollist Monacos.

Pas transferimit të Berbardo Silvas për një shifër rreth 50 milionë euro, skuadra e Pep Guardiolas dëshiron edhe super talentin Kylian Mbappe.

Sipas Telefoot, Manchester City ka bërë gati një rekord botëror prej 130 milionë eurove apo 114 milionë funteve për transferimin e adoleshentit të Monacos.

18-vjeçari ka qenë në formë sensacionale për Monacon këtë sezon, duke i ndihmuar ata të fitojnë Ligue 1 me 15 gola në 29 ndeshje.

Megjithatë, City përballet me konkurrencë të fortë për nënshkrimin e tij, me Real Madridin që raportohet se e ka përshtatur ofertën e tyre për francezin.