Maloku: Gjykata e Arbitrazhit duhet ta ndajë drejtësinë për Demarkacionin

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka vlerësuar se rruga e vetme e zgjidhjes së problemit të demarkacionit me Malin e Zi mbetet Gjykata e Arbitrazhit.

Maloku: Gjykata e Arbitrazhit duhet ta ndajë drejtësinë për Demarkacionin

Maloku në një intervistë dhënë për “Epokën e Re” i ka sugjeruar Qeverisë së Kosovës të heqë dorë nga riprocedimi i kësaj çështjeje në Kuvend, të shkarkojë Komisionin shtetëror për demarkacion dhe t’i nisë bisedimet me Qeverinë malazeze për dërgimin e kësaj çështjeje në arbitrazh.

Vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, do t’u shmangemi edhe përplasjeve pozitë-opozitë.

Maloku ka thënë nëse Marrëveshja për demarkacionin kalon si e tillë, atëherë kufiri me Malin e Zi do të mbetet kufi i konfliktit, jo vetëm për këtë gjeneratë, por edhe për gjeneratat e tjera në të ardhmen.