“Mallkimi” i rrugëve, aksidentet e rënda të 3 deputetëve shqiptar

“Mallkimi” i rrugëve, aksidentet e rënda të 3 deputetëve shqiptar

Ditën e sotme në aksin Tiranë-Durrës ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Autor i kësaj ngjarje të rëndë ku humbi jetën një 53-vjeçar është deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi, i cili direkt pas ngjarjes është dorëzuar në polici.

Por deputeti i PDIU Rakipi nuk është deputeti i vetëm që është përfshirë në aksidente këto kohët e fundit, shkruan Albeu.com.

Vetëm pak ditë më parë, ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj pësoi aksident automobilistik në afërsi të Kumanovës në Maqedoni.

Furoistrada me të cilën udhëtonte Ahmetaj u përplas me një autobus që vinte nga Zvicra dhe me një tjetër autoveturë.

Policia maqedonase që shkoi në vendngjarje e ka transportuar ish-ministrin shqiptar në spital. Ahmetaj ka marrë disa lëndime të lehta dhe është jashtë rrezikut.

Pak ditë më vonë, aksident pësoi edhe ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj.

Ndocaj e pësoi aksidentin në qytetin e Parmës në Itali.

Ai e bëri vetë publik lajmin përmes një statusi në rrjetin social Facebook duke u shprehur se i ka shpëtuar për mrekulli një aksidenti shumë të rrezikshëm, që ka ndodhur në Parma të Italisë.

Ndërsa ditën e sotme, Aqif Rakipi përplasi për vdekje një 53-vjeçar duke e lënë të vdekur në vend, shkruan Albeu.com.

Deputeti ka deklaruar se ka qënë viktima i cili i ka dalë para makinës së tij, ndërkohë policia akoma po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë.