Maliqi: Klasa politike s’ka qasje konstruktive për çështje madhore

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se tërheqja e marrëveshjes së demarkacionit nga votimi në Kuvend është bërë në mungesë të votave të Listës Serbe e jo për shkak të arritjes së një konsensusi të gjerë.

Maliqi: Klasa politike s’ka qasje konstruktive për çështje madhore

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka thënë se një konsensus i tillë do të ishte i mirëseardhur por, sipas tij, elitës aktuale politike i mungon arsyeja dhe qasja konstruktive për çështje madhore.

Ai ka deklaruar se politikanët e Kosovës ende nuk e kanë mësuar leksionin e demokracisë për t’i marrë vendimet vetë, e jo me presione të diplomacisë perëndimore .

Maliqi ka theksuar se nëse koalicioni qeverisës i ka votat edhe mund ta rikthejë për votim në Kuvend demarkacionin.

Në të kundërtën, sipas tij, do të duhej të shpalleshin zgjedhjet e reja. Maliqi ka thënë se demarkacioni dhe asociacioni i komunave serbe nuk janë problemet kryesore të Kosovës, por zhvillimi ekonomik dhe reforma e administratës.