Mali i Zi arreston dy shqiptarë për heroinë në vlerë 2 milionë euro

Mali i Zi arreston dy shqiptarë për heroinë në vlerë 2 milionë euro

Dy shqiptarë janë arrestuar me 28 kg heroinë vlera e së cilës nëse do të shitej në treg do të arrinte në 2 milionë euro.

Sipas mediave malazeze, droga përmes Malit të Zi do të kalonte në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo është sasia më e madhe e heroinës e kapur në Debeli Brijeg, pika kryesore kufitare e Malit të Zi drejt Kroacisë

Droga u gjet në makinën që drejtohej nga Emiljan Arifi, 36 vjeç ndërsa pasagjer ishte Andi Metani, 29 vjeç. Kontrolli u krye pasi kamerat speciale zbuluan ngarkesën, shkruan Kosovaexpress.

“Droga e paketuar në 39 pako në formën e drejtkëndëshit ishin vendosur mes motorit. Pasi u peshua u zbulua se sasia e drogës së sekuestruar ishte 27 kg e 588 gr” tha Jelena Perucica, përfaqësuese e administratës së doganës në një konferencë për shtyp të datës 26 shkurt 2016./Insajderi.com