“Maldini i ri” kërkon largimin nga Milani

“Maldini i ri” kërkon largimin nga Milani

E ardhmja e Mattia De Sciglio te Milan duket gjithnjë e më larg. Këtë mëngjes mbrojtësi i krahut konfirmoi synimin e tij për të lënë kuqezinjtë në fund të sezonit, sipas raporteve të Sky.

24-vjeçari që në ndeshjet e fundit ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit është lidhur me një lëvizje drejt Juventus-it gjatë fundjavës, dhe u ofendua dhe u ngacmua nga mbështetësit pas humbjes në shtëpi kundër Empoli-t.

Kontrata e De Sciglio skadon në verën e vitit 2018 dhe Sky raporton se ai u takua me drejtorin sportiv të kuqezinjve Massimo Mirabelli në Milanello këtë mëngjes.

Mësohet se mbrojtësi i cilësuar pak vite më parë si “Maldini i ri” ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi, që do të thotë se ai ka gjasa të shitet këtë verë, shkruan Telesport.

Juventus prej disa kohësh ka shfaqur interes për të firmosur me 24-vjeçarin e talentuar. Allegri i njeh mjaft mirë cilësit e tij pasi ka punuar me të te Milan për tre sezon.

Deri më tani në këtë sezon të Serie A mbrojtësi i krahut të majtë që mund të luaj edhe në të djathtë ka grumbulluar 23 ndeshje prej të cilave 21 si titullar.