artikull i sponzorizuar

#MaketaDay ua sjell banesën mbi tavolinë

#MaketaDay ua sjell banesën mbi tavolinë

Blerja e një banese mund të jetë një nga vendimet më të vështira dhe më komplekse në jetë. Por kjo gjë ka qenë më e lehtë për klientët e Pozhegu Brothers këtë të shtunë.

Në një ekspozitë maketash të mbajtur në Prishtinë, qytetarë të interesuar për blerje banesash kanë mundur t’i shohin ato nga afër në një ambient të mbyllur dhe komod.

Kompania ndërtuese “Pozhegu Brothers” ka ekspozuar këtu katër komplekset e veta më të reja të quajtura “Sarajet e Matit” që po ndërtohen në Mati 1, “Blloku C11” që po ndërtohet në Lagjen e Spitalit, “Lugina e Perëndimit” në Emshir, si dhe “Vatra e Muxherëve” në Lagjen e Muhaxherëve.

Përmes kësaj ekspozite të quajtur #MaketaDay ndërtuesit kanë dashur që t’ua bëjnë më të lehtë të interesuarve përzgjedhjen e banesës së tyre të preferuar.

“Të gjithë e dijmë që blerja e një banese është vendim i vështirë për t’u marrur, andaj ne jemi munduar që ta lehtësojmë këtë proces duke ua sjellur projektet tona në formë maketi, në mënyrë që të interesuarit të krijojnë një ndjenjë të plotë të banesës së tyre të ardhshme”, ka thënë Qemajl Pozhegu, një nga udhëheqësit e kompanisë.

Qindra qytetarë që vizituan këtë ekspozitë patën mundësinë që të takojnë arkitektët dhe ndërtuesit dhe në këtë mënyrë të marrin përgjigje për të gjitha pyetjet e tyre rreth objekteve në fjalë.

Sipas vizitorëve kjo ekspozitë ka qenë shumë ndihmuese për ta, meqë zakonisht banesat që kanë vizituar deri tash janë në ndërtim e sipër dhe sipas tyre ka qenë e vështirë të krijojnë përshtypjen se si do të duken përfundimisht ato.

#MaketaDay është ekspozita e parë e këtij lloji në Kosovë, ndërsa Pozhegu Brothers është ndër kompanitë më me traditë dhe nga më të besueshmet në vend, në fushën e ndërtimtarisë.

Nē kompleksin Blloku C11 janë 120 njësi banimi, në Sarajet e Matit 100, dhe në Vatrën e Muhaxherëve 71 njësi banimi. Të tri këto projekte planifikohet të përfundohen në vjeshtën 2019.
Ndërsa në Luginëne Perëndimit, ku janë 76 banesa, tashmë ka filluar dorëzimi i çelsave.

Të gjitha projektet dhe informacionet e kësaj kompanie mund t’i gjeni edhe në www.pozhegubrothers.com.