Majlinda do ndeshet me garuesen që e eliminoi në Londër 2012

Majlinda do ndeshet me garuesen që e eliminoi në Londër 2012

Majlinda Kelmendi do të përballet në çerekfinale të Lojërave Olimpike me Christianne Legentil nga Mauritiusi.

Kjo garuese kishte eliminuar Kelmendin në Lojërat Olimpike të Londrës më 2012. Asokohe Kelmendi garonte nën ngjyrat e flamurit të Shqipërisë.

Nëse Majlinda kalon këtë fazë ajo do të kualifikohet në gjysmëfinale të kategorisë nën 52 kilogramë për femra. /Insajderi.com