Majlinda Kelmendi kalon në finale – siguron medalje për Kosovën

Majlinda Kelmendi kalon në finale – siguron medalje për Kosovën

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ia ka siguruar medaljen e parë olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike të Rio 2016.

Ajo ka arritur finalen e madhe në “Rio 2016” në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi mposhti në gjysmëfinale japonezen Misato Nakamura.

Tani ajo ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë. Në finale, Kelmendi do të ndeshet me italianen Giuffrida. /Insajderi.com