Majlinda Kelmendi ka tejkaluar problemin shëndetësor

12.01.2018 21:57
Majlinda Kelmendi ka tejkaluar problemin shëndetësor

Trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka ka thënë se xhudistja ka pasur sukses gjatë trajtim të vogël për problemin Discus Hernia.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur që kampionia botërore e Xhudos ka pasur sukses gjatë trajtimit të problemit shëndetësorë të saj nga doktori Igor Kocijançiq në shtetin Slloven.

“Majlinda sot pati një trajtim të vogël me sukses për problemin e Discus Hernia me Dr Igor Kocijançiq në Medicor Hospital në Izola”, ka shkruar Kuka./ Insajderi.com