Majlinda dhe Rita sot fillojnë garën në Rio

Majlinda dhe Rita sot fillojnë garën në Rio

Kampionia botërore nga Kosova në xhudo, Majlinda Kelmendi sot do të zbresë në arenën e xhudos në Rio të Brazilit. Ajo kërkon medaljen e parë olimpike për Kosovën, duke garuar në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Ajo do të ndeshet me nënkampionen, francezen Priscilla Gneto, me të cilën Majlinda është ballafaquar edhe në Kazan në finale.

Garat e xhudos do të fillojnë sot në ora 15:00 sipas kohës sonë lokale, ndërsa Majlinda pritet të dalë në arenë rreth orës 16:30.

Krahas Majlindës sot pritet të garojë edhe sportistja tjetër kosovare në not, Rita Zeqiri. Ajo do ta zhvillojë garën në disiplinën e 100 metrave në shpinë.

Gara pritet të fillojë në orën 18:00 sipas kohës sonë lokale./Insajderi.com