Mahrez zyrtarisht kërkon largimin nga Leicester

Mahrez zyrtarisht kërkon largimin nga Leicester

Riyad Mahrez me shumë gjasë nuk do të jetë futbollist i Leicester Cityty sezonin e ardhshëm. Futbollisti algjerian ka njoftuar klubin se dëshiron të largohet.

“Përtej admirimit të madh dhe respektit që kam për Leicester Cityn, dua të jem totalisht i sinqertë dhe transparent me ata dhe dua të njoftoj se e kam informuar klubin se mendoj se tani është koha për largim”, thuhet në një njoftim të futbollistit.

Arsenali dhe Monaco janë klubet që janë përmendur si më të interesuarat për shërbimet e 26-vjeçarit, që vlerësohet rreth 40 milionë funte.

Algjeriani ndihmojë Leicesterin të fitojë titullin e Premier Ligës në sezonin 2015-16, por tani vet ka konfirmuar dëshirën për largim.