Mahrez dëshiron të luajë me Messin

Mahrez dëshiron të luajë me Messin

Riyad Mahrez është duke punuar që të kompletojë transferimin te Barcelona në mënyrë që të luaj së bashku me Lionel Messi.

Gazeta spanjolle “Sport” raporton se algjeriani objektiv kryesor gjatë verës ka kalimin në Nou Camp për të luajtur përkrah Lionel Messit dhe Neymarit.

Barcelona duhet të përgatit ofertën prej 35 milionë funteve nëse dëshiron të bëjë realitet ëndrrën e anësorit, të cilit i kanë mbetur edhe tre vjet kontratë me Leicester Cityn.

Mahrez ishte njëri ndër futbollistët më të përfolur në afatin kalimtarë të verës sezonin e kaluar ku skuadra të mëdha shprehën interesim për shërbimet e tij.

Barcelona gjatë verës mund të transferojë një mesfushor pasi turku Arda Turan është lidhur me një kalim tek Arsenali./Insajderi.com