Mahia e Kurtit: Jam nën arrest shtëpiak, por nuk kam shtëpi – kam banesë

26.11.2017 20:12
Mahia e Kurtit: Jam nën arrest shtëpiak, por nuk kam shtëpi – kam banesë

Albin Kurti është nën masën e arrestit shtëpiak, por kjo gjë nuk i ka penguar që sonte t’i bashkohet festës së Vetëvendosjes në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kurti, shkeljen e kësaj këtë natë mase e ka marrë në mënyrë të relaksuar, e madje edhe është tallur me situatën e tij nën këtë masë.

Ai tha se në vendim i shkruan se ai është nën masën e arrestit shtëpiak, por tha se nuk ka shtëpi, por banesë, shkruan Periskopi. Prandaj, sipas tij, sheshi është oborri i tij, meqë banesën e ka shumë afër.

“Në atë vendim shkruante arrest shtëpiak, por unë banoj me qera në banesë, nuk kam shtëpi edhe banojmë në një ndërtesë në Prishtinë shumë afër sheshit, aq afër saqë po të ishte ajo banesë shtëpi, sheshi do të ishte oborri im. Kështu që sonte dola në oborr, po e festoj fitoren e Shpend Ahmetit”, tha Kurti.

 

Vetëvendosje feston për fitoret në Prishtinë e Prizren

Posted by Periskopi on Sunday, 26 November 2017