Mafia napolitane ka vjedhur pikturat e famshme të Van Gogh

30.09.2016 13:12
Mafia napolitane ka vjedhur pikturat e famshme të Van Gogh

Policia Italiane ka rikuperuar dy piktura të Van Gogh të vjedhura nga një muze në Amsterdam më 7 dhjetor 2002.

Bëhet fjalë për pikturat “Plazhi i Scheveningen”, e vitit 1882 që vlerësohet si e paçmueshme dhe “Dalja nga Kisha protestante e Nuenen”, e vitit 1884.

Sipas zyrtarëve të këtij muzeu pikturat janë gjetur pas një  hetimi masiv nga prokuroria italiane dhe zyrtarët kundër krimit të organizuar.

Autoritetet italiane kanë konfirmuar rikuperimin e dy pikturave të piktorit të famshëm, të cilat sipas tyre ishin në posedim të mafias napolitane.

Raportohet se ato kanë qenë midis aseteve me vlerë miliona euro që i janë sekuestruar grupit të Camorras.

Zyrtarët e muzeut në Amsterdam nuk bëjnë të ditur nëse pikturat do t’u rikthehen atyre, por konfirmuan se ato ishin në gjendje të mirë.