Maduro e dëbon të ngarkuarin me punë në ambasadën e SHBA

Maduro e dëbon të ngarkuarin me punë në ambasadën e SHBA

Kryetari i Venezuelës e ka shpallur të ngarkuarin me punë në ambasadën e SHBA në Karakas Tod Robinson dhe zëvendësin e tij Brian Naranho si persona non grata dhe ka urdhëruar që ai dhe zëvendësi i tij të dëbohen në afat prej 48 orëve për shkak se, gjoja kanë bërë komplot kundër qeverisë socialiste.

Ai ka shtuar se sanksionet amerikane paraqesin fyerje për “krenari kombëtare” dhe shkaktojnë vuajtje te njerëzit, transmeton Reuters.

Ministria e jashtme e Venezuelës ka kumtuar më herët se masat e reja amerikane me të cilat i kufizohet qeverisë së Venezuelës ta shesë pasurinë dhe borxhin në SHBA, janë “jolegale”.

“Sanksionet janë çmenduri, barbarizëm edhe absolutisht kontradiktore me të drejtën ndërkombëtare”, ka deklaruar ministri i jashtëm Jorge Arreaza.

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar të hënën masat e reja të cilat i kufizojnë qeverisë së Venezuelës mundësitë që ta shesin pasurinë pas zgjedhjeve, të cilat Shtëpia e Bardhë i vlerëson si mashtrim./Insajderi.com.