Macron akuzon shtetin evropian: Po punon kundër interesave të Evropës

Macron akuzon shtetin evropian: Po punon kundër interesave të Evropës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kritikuar sot nga Varna e Bullgarisë qeverinë konservatore të Polonisë.

Sipas tij, Polonia është duke punuar kundër interesave evropiane, për shkak të të cilave rrezikon të përfundojë “në margjina” të Unionit Evropian në të ardhmen.

 

“Polonia sot nuk është vend, i cili mund t’i tregojë rrugën Evropës, por është vetëm vend që ka vendosur të punojë kundër interesave evropiane në shumë fusha”, deklaroi Macron në konferencën e përbashkët për media me presidentin bullgar Rumen Radev. /Insajderi.com