Lypte para për biletë, dhe papritmas filluan t’i bien parat prej xhepave

Lypte para për biletë, dhe papritmas filluan t’i bien parat prej xhepave

Një lypës nga qyteti suedez Upsala me vite ka kërkuar para nga njerëzit për të blerë një biletë për të shkuar në kryeqytetin Stokholm.

Kur e arrestoi policia, “paketat e parave filluan të bien nga teshat e tij”, dhe në fund u konstatua se ka gjashtë milionë kruna të pabesueshme – apo 480.000 euro.

Incidenti ndodhi në stacionin hekurudhor në qytetin Resecentrum, shkruan Sun.

Shefi i policisë lokale thotë se paketat vetëm binin  dhe kurrë në jetë nuk ka parë aq shumë para të gatshme.

Burri 55 vjeç është arrestuar për dyshim të shpëlarjes së parave, transmeton Insajderi.com.

Policia po heton se a janë fituar këto para duke lypur, ka fituar në lotari apo janë fituar me veprime kriminale.

“Çdokush që ka rreth gjashtë milionë kruna para të gatshme do të jetë i dyshuar për krim”, ka thënë polici.

Bankënota më e madhe në Suedi është 1.000 kruna , që do të thotë se ka pasur së paku 6.000 bankënota.

Besohet se policëve i është dashur më shumë se një ditë për t’i numëruar gjithë ato para.

Zëdhënësi i policisë së Upsala’s pretendon se burri përpiqej t’i mbledhë parat për të blerë një biletë treni deri në shtëpinë e vet në perëndim të vendit.

“Prokurori është duke hetuar për të konstatuar se a do  të lirohet apo do të detyrohet të paraqitet në gjykatë për disa ditë. Njerëzit të cilët e kanë lajmëruar kanë thënë se ishte shumë i zemëruar kur lypte para”, thonë në polici./Insajderi.com.