LVV: Vokrri, shqiptari i vetëm që luajti nën fanellën e ish-Jugosllavisë

LVV: Vokrri, shqiptari i vetëm që luajti nën fanellën e ish-Jugosllavisë

Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar një telgarm ngushëllimi me rastin e vdekjes së legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrrit.

Kjo është letra e ngushëllimit:

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kryetarit të FFK-së dhe njërit prej personaliteteve më të shquara dhe më kontributdhënëse në fushën e sportit, Fadil Vokrri.

Fadili ishte mjeshtër i madh i futbollit. Nga një i ri i talentuar në KF Llapi, ai u bë qendërsulmues dhe kapiten i  gjeneratës së artë të KF Prishtina, klub të cilin e udhëhoqi në nivelin më të lartë, ligën e parë të futbollit. Atëherë kur futbolli nuk ishte vetëm sport por edhe rezistencë, 55 golat e Fadil Vokrrit në fanelën e Prishtinës i bënin krenarë shqiptarët në gjithë ish-Jugosllavinë dhe jo vetëm. Përkundër shtypjes dhe urrejtjes antishqiptare talenti i i tij e bëri atë shqiptarin e vetëm që luajti nën fanellën e ish- Jugosllavisë. 2 golat e tij kundër Irlandës Veriore bën që tërë stadiumi i Sarajevës të brohoriste emrin e tij. Vokrri shkëlqeu edhe në Partizanin e Beogradit, Fenerbahçen e Stambollit e Nimes të Francës.

Vepra dhe përkushtimi i tij i vazhdueshëm në ngritjen e nivelit të sportit në Kosovë ndër breza mbetet vlera më e madhe që ky sportdashës i madh po na lë të trasuar rrugën për të vazhduar tutje.

Lëvizja Vetëvendosje ndan dhimbjen me familjen Vokrri dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

I përjetshëm qoftë kujtimi për personalitetin dhe për veprën e madhe të Fadil Vokrrit!