LVV: Vazhdimi i paraburgimit të 6 aktivistëve veprim totalitar

LVV: Vazhdimi i paraburgimit të 6 aktivistëve veprim totalitar

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media e ka cilësuar vendim skandaloz,  vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj ndaj gjashtë aktivistëve të saj që dyshohen për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Sipas VV-së këto veprime janë “dëshmi se shteti i Kosovës dhe instuticionet e tij ka marrë modelin e shtetit totalitar, ku Policia përzihet në punët e Prokurorisë dhe gjykatave, duke ua imponuar vendimet për të arrestuarit”.

“Një vendim i tillë, pa u marrë asnjëri nga të arrestuarit asnjëherë në pyetje dhe pa pasur asnjë fakt që tregon lidhjet e sulmit të Kuvendit me aktivistët tanë, është veprim që shpërfaq lidhjen zinxhirore mes klanit Pronto dhe Policisë, Prokurorisë e gjykatave, ku të gjitha së bashku përdorin trasnmetuesin publik RTK-në si zëdhënësin e tyre”, thuhet në komunikatën Lëvizjes Vetëvendosje.

Ata kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që të heqin  dorë nga këto vendime, duke shtuar se këto përpjekje të pushteti  “nuk do ti ndalin aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Mbesim të përkushtuar dhe do të angazhohemi me gjitha kapacitetet tona që të çlirojmë institucionet e kapura nga klani Pronto, në mënyrë që të kemi një shtet të së drejtës, një shtet demokratik dhe ligjor”, përfundon komunikata e VV-së. /Insajderi.com