Lutfi Haziri tregon se kush ia garanton fitoren në Gjilan

Lutfi Haziri tregon se kush ia garanton fitoren në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili sërish është kandidat për këtë pozitë në zgjedhjet e 22 tetorit, beson se përsëri do të zgjidhet kryetar i kësaj komune.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Haziri ka thënë se këtë pritje të tij e mbështet në punën e mirë që ka bërë gjatë këtij mandati qeverisës në Gjilan.

Ai ka treguar se këtë herë për të parin e Gjilanit konkurron jo vetëm si kandidat i LDK-së, por si kandidat i qytetarëve të kësaj komune.

Haziri i ka ftuar konkurrentët e tij politikë të garojnë me programe e jo me ofendime e shpifje.

Sipas tij, nëse rivalët politikë zgjedhin këtë të fundit, ai ka paralajmëruar se do të refuzojë të debatojë me ta.

“Kemi arritur të realizojmë një masë të madhe financiare në Gjilan, duke qenë një komunë me disiplinë më të ashpër buxhetore. Rekomandimet pozitive që ne i kemi marrë nga auditori dhe instancat ndërkombëtare na kanë bërë partner strategjik me shumë donatorë, siç është Komisioni Evropian, Qeveria amerikane, Qeveria e Zvicrës dhe qeveritë e shteteve të tjera”, ka thënë ndër tjera Haziri.