Lutfi Haziri pushton ekranet –  në tri televizione në të njëjtën kohë

Lutfi Haziri pushton ekranet –  në tri televizione në të njëjtën kohë

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka qenë personi që gjatë “prime time” kohës më të shikuar televizive në vend ka arritur të jetë në tri ekrane televizive në të njejtën kohë.

Në Radiotelevizionin publik të Kosovës, RTK, Lutfi Haziri ishte i ftuar në emisionin “Jeta në Kosovë” ku ka folur për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Në po të njejtën kohë, në televizionin “Dukagjini”, Lutfi Haziri ka qenë në emisionin “Debad D” ku ka folur për shëndetin e Isa Mustafës, vrasjen e Ivanoviqit, koalicionet e tij në komunën e Gjilanit e për shumë tema të tjera.

E Lutfi Haziri ka qenë në të njëjtën kohë edhe në një emision të televizionit “Tribuna Channel”. Ky emision ka ritransmetuar intervistën e Hazirit dhënë para dy dite.