Lutfi Haziri ia bën edhe një favor ministrit Imet Rrahmani

Lutfi Haziri ia bën edhe një favor ministrit Imet Rrahmani

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani ka thënë se kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka qenë ndihmësi më i madh i tij për mbërritjen në krye të institucionit më të lartë të shëndetësisë në Kosovë.

Të shtunën, Rrahmani është zgjedhur edhe nënkryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan me propozim të kryetarit të Degës, Lutfi Haziri.

Përpos këtij propozimi të Hazirit për ta bërë nënkryetar të Degës së LDK-së në Gjilan Imet Rrahmanin, kryetari i komunës së Gjilanit kishte ndihmuar edhe më parë atë.

Në një intervistë me Gazetën Zëri, ministri i Shëndetësisë ka bërë të ditur se Haziri ka qenë përkrahësi më i madh i tij për ta marrë pozitën e ministrit.

“Lutfi Haziri është e vërtetë që ka qenë përkrahës më i madh imi për të qenë në këtë pozitë. Është edhe një e vërtetë tjetër që pakkush e di, që Lutfi Haziri kurrë nuk bisedon për çështje që janë direkt përgjegjësi imja”, ka thënë Rrahmani.

Rrahmani është kryetar i Nëndegës në “Arbëri”, në Gjilan, që është dega më e madhe e LDK-së në këtë komunë.