Artikull i sponsorizuar

Lutfi Haziri: E kemi larguar depresionin ekonomik dhe politik prej Gjilanit

Lutfi Haziri: E kemi larguar depresionin ekonomik dhe politik prej Gjilanit

Qytetarët e “2 Korrikut” të Gjilanit e kanë mirëpritur dhe falënderuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, për siç thanë ata, investimet e mëdha infrastrukturore në këtë lagje gjatë mandatit katër vjeçar.

Nëndega jonë është e sigurtë në fitoren e madhe të kryetarit Haziri dhe listës së LDK’së në zgjedhjet e 22 tetorit, thanë përfaqësuesit e asaj lagjeje.

“Kjo nëndegë ka qenë tradicionalisht e organizuar. Më lejoni t’ju falënderoj për mbështetjen në të gjitha fazat. Kjo neve na obligon të punojmë edhe më shumë gjatë katër viteve të ardhshme”, ka deklaruar kryetari Lutfi Haziri, duke iu drejtuar simpatizantëve të Lidhjes për Gjilanin.

Ai, përveç tjerash, tha se LDK e ka larguar depresionin ekonomik dhe politik prej Gjilanit.

“Mobilizimi këtu dhe në çdo cep të qytetit dhe fshatrave, tregon qartë se Gjilani ideologjikisht nuk ndryshon, ne kemi me vazhdu besëlidhjen tonë për të punuar për të mirën e gjilanasve. Ne e kemi larguar depresionin ekonomik dhe politik prej Gjilanit dhe ia kthyem Gjilanin gjilanasve”, ka shtuar Haziri.

Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit është zotuar se projekti kryesor që e prek lagjen “2 Korriku” është ndërtimin e shtratit të lumit “Stanishorka”.

“Mjetet i kemi siguruar nga Qeveria e Austrisë dhe së shpejti do të fillojmë të punojmë në këtë projekt kapital”, ka shtuar kryetari Haziri.

Para simpatizantëve të 2 Korrikut është prezantuar kandidatja për asamble komunale, Rina Ahmeti Kasumi, e cila mban numrin 6.