Artikull i sponsorizuar

Luta mirëpritet nga mijëra simpatizantë në “Dardani”

Luta mirëpritet nga mijëra simpatizantë në “Dardani”

Mijëra simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga “Dardania 1” dhe “Dardania 2 e kanë mirëpritur sonte kryetarin aktual dhe kandidatin për edhe një mandat qeverisës të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe listën për asamble komunale.

Këto lagje ka gjatë mandatit të kaluar ka përfituar mbi 1 milionë euro investime infrastrukturore, ndërsa ato më kapitalet janë parku dhe çerdhja për fëmijë.

Kandidati i Lidhjes për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi falënderoi për këtë përkrahje të madhe, tha se në këtë lagje është organizuar rezistenca kombëtare, e dijes dhe e qenies së shqiptarëve.

“Në këtë lagje është organizuar rezistenca kombëtare, e dijes dhe e qenies së shqiptarëve. Falënderim kolektiv për banorët e “Dardania 1 dhe Dardania 2” sepse ne edhe jetën ushatarake, politike, kulturore e ekonomike, e kemi organzuar këtu. Dua t’i kujtoj sonte  veçanërisht dy njerëz që na mungojnë, Fejzulla Fejzullahu e Ibrahim Uruqi”, theksoi kryetari Lutfi Haziri.

Luta i LDK-së tha se qytetarët e patën humbur besimin në Komunë dhe ai me ekipin e tij, me qeverisje të mirë, me duar të pastra e dyer të hapura, e ktheu besimin.

Ai u zotua se do t’i vazhdojnë t’i zgjidhin problemet pronësore në këto lagje, rindërtimin e disa rrugëve dhe trotuareve, duke e parashikuar edhe vendosjen e pengesave, sinjalizimeve dhe shenjëzimeve, sikurse edhe ndërtimin e parkut “Baja”.

 Në këtë tubim është prezantuar edhe bartësi i listës, Faton Bislimi, sikurse edhe kandidatët për asamble komunale, Arijeta Aliu, Blerim Syla, Arben Maliqi, Burim Berisha, Kujtim Shahiqi dhe Florentina Haliti Mehmeti.