Lushtaku thotë se më shumë po duhet pushteti se sa shteti

Lushtaku thotë se më shumë po duhet pushteti se sa shteti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka folur për situatën e krijuar pas dështimit të seancës së sotme për krijimin e institucioneve. Ai ka thënë se bllokada që është krijuar tregon se më shumë po duhet pushteti se sa shteti.

“Në rrethanat në të cilat kemi hyrë, si në vitin 2014 dhe tani më 2017, po tregojmë se më shumë e duam pushtetin se shtetin. Bllokadat nëpër të cilat po kalojmë, veç vonesa e dëm po i bëjnë shtetit, e më e rëndësishmja, popullit. Se të gjithë po thirremi në popull, por sinqerisht këto bllokada që po përjetojmë, vërtet populli po i paguan.

“Kemi ardhur në pozicionin kur koalicionit PAN i duhet të gjejë përkrahje nga bashkëdeputetët shqiptarë të subjekteve tjera për ta votuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit. Por, dot s’po merremi vesh. Flasim një gjuhë, kemi adete të njëjta, njihemi moti kohë me njëri-tjetrin, por pushteti na ka bërë të panjohur, madje skajshmërisht na ka polarizuar dhe armiqësuar mes vete”, ka shkruar Lushtaku.

Ai më tutje ka kërkuar konsensus dhe unitet të deputetëve shqiptar në mënyrë që të dilet nga kjo bllokadë.

“Në situatën në të cilën ndodhet Kosova, nevojitet konsensus dhe unitet në mesin e deputetëve dhe partive shqiptare. Proceset nëpër të cilët do të kalojë Kosova, janë të vështira. Është mirë që secili deputet i Kuvendit të Kosovës ta sheh situatën dhe vendin në përgjithësi jo me syrin e njeriut që jeton në mëhallë, por me syrin e atij që hipën mbi një mal të lartë dhe ta sheh situatën më gjerë”.

“Është fatkeqësi e madhe, që në vendin tonë, çdo ditë e më shumë, po eliminohen aspektet ose elementet bashkuese dhe unifikuese në të mirë të vendit tonë. Lufta po bëhet për pushtet e jo për shtet. S’e di si mund të definohet ndryshe synimi për të marrë pushtetin duke mos respektuar normat kushtetuese e ligjore, ose duke kushtëzuar, pos si një luftë, madje e egër, për pushtet në dëm të shtetit”, ka shkruar ai.

Pushteti, si përçarës i shqiptarëve deri në paaftësiAsnjëherë në historinë e vendit tonë, s'e kemi pasur rastin më të…

Posted by Mergim Lushtaku on Thursday, 24 August 2017