Lushtaku rrëfen mbi organizimin e grupeve ekstremiste nëpër burgje

Lushtaku rrëfen mbi organizimin e grupeve ekstremiste nëpër burgje

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili ka kryer dënimin e tij në dy burgje të ndryshme, atë të Dubravës dhe Dyzit që është i sigurisë së lartë, ka rrëfyer në Komiteti Qendror në TV Dukagjini mbi temën e përfolur mbi rritjen e ekstremizmit fetar nëpër burgjet e Kosovës.

Ai ka thënë se në të dyja burgjet ka vërejtur organizime të grupeve ekstremiste dhe se ato i ka konsideruar të rrezikshme.

“Radikalizmi është në rritje pikërisht nëpër burgjet e Kosovës. I kam përcjellë disa intervista të drejtorit Zogaj duke thënë se nuk ka grupime të tilla por gënjen. Unë jam parë vet grupacione të tilla”, ka thënë Lushtaku.

Sipas tij, ekstremistët fetar në burgjet e Kosovës janë shumë mirë të organizuara.

“Më shumë të janë të organizuara grupet ekstremiste neper burgje sesa drejtuesit e burgjeve”, ka thënë Lushtaku. /Insajderi.com