Lushtaku: Dola nga burgu, por po kthehem në një burg tjetër

Lushtaku: Dola nga burgu, por po kthehem në një burg tjetër

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku me të dalë nga burgu ka thënë se “i duket sikurse po kthehet në një burg tjetër”.

Lushtaku deklaroi se kërkesa e tij e vazhdueshme ka qenë që drejtësia të vije në vendin e vet.

“Me dëshirën më të madhe nuk do isha prononcuar. Ju gazetarët e dini më së miri çfarë do të thotë drejtësia në Kosovë dhe kërkesa jonë e vazhdueshme ka qenë që të ketë drejtësi. Emocionet… për mua për vete po më duket se po dalë prej një burgu, dhe po kthehem në një burg tjetër”, ka thënë Lushtaku.

Pas daljes nga burgu, Lushtaku u nis menjëherë për në Komunën e Skënderajt. /Insajderi.com