Lunaçek tregon një datë kur pritet të liberalizohen vizat dhe jep një premtim

Lunaçek tregon një datë kur pritet të liberalizohen vizat dhe jep një premtim

Ish-raportuesja e posaçme për Kosovën ne Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, ka premtuar se do të bëj gjithçka që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen brenda tre muajve të ardhshëm.

“Ju keni plotësisht të drejt. Tani topi është në duart e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave të BE-së. Unë, Fajon dhe shumë të tjerë do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë në mënyrë që të gjithë qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm në BE për tre muaj”, ka shkruar Lunacek.

Kurse në një postim tjetër në Twitter, Lunacek ka shkruar se është e sigurt që në vjeshtë të këtij viti Parlamenti Evropian do ta japë dritën jeshile për heqjen e vizave.

“Ky është një lajm i mirë! Faleminderit Avramopoulos jam e sigurt që Parlamenti Evropian do ta japë dritën jeshile në vjeshtë. Shpresoj se edhe Ministria e Brendshme do ta bëjë të njëjtën gjë para vitit 2018!”, ka shkruar Lunacek.