Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e këtij institucioni për Kosovën,Ulrike Lunaçek, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe shoqërisë për humbjen e ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi.
Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Lunaçek ka shkruar:
“I shpreh ngushëllime më të sinqerta familjarëve dhe miqve të Bajram Rexhepit”, ka shkruar ajo në Twitter.
Ajo e ka kujtuar Rexhepin si politikan pro-evropian.