Lunacek: Serbia duhet ta tërheq fletarrestin ndaj Haradinajt

Lunacek: Serbia duhet ta tërheq fletarrestin ndaj Haradinajt

Një ditë pas miratimit të Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës, përmes së cilës kërkohet lirimi i Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze dhe ndërprerja e bisedimeve me Serbinë, ka reaguar raportuesja për Kosovën dhe nënkryetarja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek.

Lunacek ka kërkuar që  Kosova dhe Serbia që t’i rikthehen tryezës së dialogut.

Ndërsa sa i përket arrestimit të Haradinajt, ajo ka kërkuar nga Serbia që të tërheq fletarrestin ndërkombëtar të vitit 2004 të lëshuar ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

“Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të vazhdojë procesin e dialogut. Serbia duhet të tërheqë e saj urdhrin e vjetruar (2004!)  ndërkombëtar për arrestim kundër Ramush Haradinajt!”, shkruan Lunacek në Twitter.

lunacek