Lumi kthehet në ‘gjak’, tronditen banorët

Lumi kthehet në ‘gjak’, tronditen banorët

Banorët e një qyteze kineze janë tmerruar pasi një lumë që kalonte nëpër qytetin e tyre ishte kthyer në “gjak”.

Uji përveç ngjyrës së kuqe, kishte edhe një shije të hidhur, duke i ngjarë një filmi horror.

Zyrtarët e mbrojtjes së mjedisit në qytetin e Jiujang në Kinë zbuluan se anomalia ishte shkaktuar nga rrjedhjet nga një thertore aty afër.

Stafi i thertores së madhe besohet të ketë qenë i pavetëdijshëm për problemin.

Një banor lokal tha se lumi filloi “papritur” të mbushej me gjak, duke bërë që gjithë qyteti të mblidhej në brigjet e tij.