Lumezi takohet me kryeprokurorin e Kalifornisë, merr mbështetje në luftimin e korrupsionit

21.11.2017 10:54
Lumezi takohet me kryeprokurorin e Kalifornisë, merr mbështetje në luftimin e korrupsionit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në një takim miqësor, Kryeprokurorin e Shtetit të Kalifornisë së Veriut, Robert J. Higdon, Jr, të cilin e ka uruar me rastin emërimit të tij si Kryeprokurori i Shtetit të Kalifornisë nga Presidenti Trump dhe të konfirmimit nga Senati Amerikan në shtator të këtij viti.

Kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar  kryeprokurorin Higdon, me punën dhe të arriturat e Prokurorit të Shtetit dhe të sistemit prokurorial, e në veçanti me të arriturat e këtij Institucioni në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit si dhe ka thënë se sfidë kryesore e institucionit që e udhëheq, mbetet  luftimi i dukurive të këqija si, luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimet e luftës.

Po ashtu, gjatë këtij Lumezi e Higdon kanë biseduar për vazhdimin e  bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe shtetit të Kalifornisë, në fushën e hetimit të krimit financiar, luftën kundër krimit transnacional, si dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në fusha të ndryshme me autoritetet e shtetit të Kalifornisë.

Ndërkaq, Kryeprokurori Higdon, duke vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit ka ofruar mbështetjen dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të vendit të tij, për ta ndihmuar Prokurorin e Shtetit she sistemin prokurorial të Kosovës me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.

Kryeprokurori Lumezi e ka falënderuar kryeprokurorin Higdon për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep vendi i tij sistemit prokurorial të Kosovës.