Lumezi: Prokuroria e shtetit është mobilizuar për trajtimin e përgjimeve  

Lumezi: Prokuroria e shtetit është mobilizuar për trajtimin e përgjimeve  

 

Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi para se të fillonte konferencën për media në të cilën u deklarua rreth përgjimeve të publikuara nga Gazeta Insajderi, kishte takuar njërin nga protagonistët e këtyre  përgjimeve, presidentin Hashim Thaci.

Tha se me të bisedoi vetëm për mandatin e prokurorëve të EULEX-it.

Kurse për përgjimet në të cilat dëshmohet ndikimi i njërëzve të politikës në institucionet publike dhe të pavarura, kryeprokurori Lumezi deklaroi se ato janë legjitime por se nuk kanë prova të mjaftueshme për të filluar hetime, pasi për përgjimet e vitit  2011 që  ishin bërë për të hetuar Adem Grabovcin gjatë kohës sa ishte pjesë e Ministrisë së Transportit, prokurori ndërkombëtarë kishte pushuar hetimet.

Lumezi njoftoi se ky institucion është mobilizuar në analizimin e përgjimeve, për të nxjerrë elemente të reja të veprave të mundshme penale, pas njoftimit të Insajderit për publikimin e tyre.

“Në këto moment ne nuk i kemi të gjitha të dhënat e duhurta e andaj mund të jetë të parakohshme që të japim çfarëdo komenti lidhur me rastin mirëpo ju sigurjmë që do të veprojmë në bazë të ligjit dhe rastet do i trajtojmë me përkushtim të madh dhe profesionalizëm”, deklaroi Lumezi, njofton Insajderi.

Ai dha zotimin se do ta trajtojnë rastin me seriozitet pasi sipas tij “askush nuk është i paprekshëm”

“Nëse gjejmë se ka elemente të veprës penale atëherë prokurori i shtetit do të veproj në përputhje me ligjin dhe personat përgjegjës do të dalin para drejtësisë”, tha ai.

Dy vepra penale për të cilat do të mund të mund të ngritej aktakuzë- ajo e cënimit të marëdhënies së punës dhe ushtrimi i ndikimit për të cilat ishte paraparë dënimi deri në dy vite tanime janë të parashkruara, njoftoi Lumezi.

Derisa për  veprëne mundshme të  shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe autorizimeve Lumezi tha se duhet të shikohet baza ligjore nëse ka kaluar afati apo jo.

“Varësist nga prova duhet të shikojmë cilat janë elementet e veprës penale dhe me të cilën vepër penale kemi të bëjme dhe të veprojmë si është pararaprë në ligj. Nëse vepra është e dënueshme me 5 vjet  ateherë fillojmë hetimit nëse është më pak se 5 vjet atëherë duhet me ditë se vepra penale për to është shuar dhe prokurorit nuk  i lejohet të ndërmar asnjë veprim tjetër”, deklaroi kryeprokurori. /Insajderi.com