Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me Kryeprokurorin e EULEX-it Claudio Palla, vizituan sot Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Lumezi: Prokurorët duhet të angazhohen në luftimin e krimit dhe korrupsionit

Lumezi: Prokurorët duhet të angazhohen në luftimin e krimit dhe korrupsionit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me Kryeprokurorin e EULEX-it Claudio Palla, vizituan sot Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Gjatë kësaj vizite Kryeprokurori Lumezi dhe Kryeprokurori Palla, janë takuar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqri Syla, me prokurorët e rinj serb të cilët janë integruar në sistemin prokurorial të Kosovës, si dhe me prokurorët shqiptarë që janë pjesë e sistemit prokurorial.

Kryeprokurori Lumezi, gjatë këtij takimi ka biseduar me prokurorët e kësaj prokurorie për kushtet e punës pas vendosjes në objektin e ri, si dhe për mundësit më të mëdha në realizimin e objektivave të Prokurorit të shtetit, duke qenë më efikas në punën e tyre.

Lumezi ka thënë se prokurorët duhet të angazhohen në luftimin e dukurive negative, me theks të veçantë në luftimin e krimit dhe korrupsionit, si dhe ka kërkuar nga prokurorët serb të cilët janë  integruar së fundmi në sistemin prokurorial, të fokusohen në punët dhe obligimet që dalin nga funksioni i prokurorit, duke dhënë kontributin tyre në ketë drejtim. Po ashtu, ka kërkuar nga ta që të ndërtojnë raportet kolegjiale sa më të mira dhe ndërnjerëzore, duke iu garantuar prokurorëve mbështetjen e tij dhe të sistemit prokurorial.

Ndërkaq, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqri Syla, është i kënaqur me vendosjen e prokurorisë ne objektin e ri, si dhe me ardhjen e prokurorëve të rinj serb.  “Për të gjithë ne ardhja e prokurorëve të rinj ka qenë e mirëseardhur, si dhe janë mirëpritur nga gjithë ne në mënyrën më të mirë të mundshme.
Çdo ditë e më shumë po dëshmohet se ne jemi të gatshëm për bashkëpunim”, është shprehur kryeprokurori Syla.

Ndërkaq, Kryeprokurori i EULEX-it, Claudio Palla, ka deklaruar se beson tek prokurorët e kësaj Prokurorie që do t’ia dalin në punët dhe obligimet e tyre. “Unë kam konsideruar se është shumë me rendësi për t’iu takuar juve së bashku me kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi, që t’iu sigurojmë mbështetjen institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe misionit të bashkimit evropian EULE”, ka thënë kryeprokuror Palla, i cili ka theksuar se kemi pritur shumë që të vinë këto ditë dhe ja që tani jemi këtu së bashku dhe tani po kryejmë punët tona.