Lumezi merr pjesë në konferencën për përgjimet elektronike

Lumezi merr pjesë në konferencën për përgjimet elektronike

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi është duke qëndruar në Maqedoni në punimet e konferencës dy ditore rajonale me temën “Përgjimi i komunikimeve elektronike, korniza ligjore, eksperienca dhe roli i Prokurorit Publik”.

Në këtë konferencë Kryeprokurori Lumezi, ka prezantuar kornizën ligjore dhe përvojat e Kosovës, në zbatimin e legjislacionit në fushën e përgjimit elektronik, thuhet në komunikatë për media.

Në kuadër të kësaj konference Kryeprokurori Lumezi, ka zhvilluar takime të ndara me Kryeprokurorët e Shqipërisë, Kroacisë, Turqisë, Mali të Zi dhe Maqedonisë.

Ndër temat kryesore të diskutimeve në këto takime  ishte, fuqizimi i bashkëpunimit ndërshtetëror në luftën kundër krimit të organizuar transnacional si dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e përgjimit të komunikimeve elektronike. /Insajderi.com