Lumezi kërkon nga drejtori i AKK-së luftimin e korrupsionit në prokurorimin publik

Lumezi kërkon nga drejtori i AKK-së luftimin e korrupsionit në prokurorimin publik

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti sot në një takim pune drejtorin e ri të Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli me të cilin biseduan për parandalimin e korrupsionit dhe sfidat që paraqiten në fushën e luftimit të saj.

Në këtë takim kryeprokurori Lumezi, e njoftoi drejtorin Havolli se prokuroria është duke i trajtuar me prioritet lëndët që ndërlidhen me korrupsionin ”sidomos ato të nivelit të lartë”.

Ai kërkoi nga drejtori Havolli që të fokusohet më shumë në parandalimin e korrupsionit në fushën e prokurimit publik.

Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion të luftës kundër korrupsionit dhe parandalimit të tij, si dhe fuqizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë. /Insajderi.com