Lumezi: Gjatë tre muajve vetëm një rast për financimin e terrorizmit

Lumezi: Gjatë tre muajve vetëm një rast për financimin e terrorizmit

Në Prishtinë po zhvillohet diskutimet për parandalimin e financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave e organizuar nga ICITAP, dhe zyra tej-oqeanike për asistencë, zhvillim dhe trajnim Prokurorial në Kosovë.

Aleksander Lumezi, Kryeprokurori i Shtetit tha se prokuroria ka goditur në themel grupet terroriste. Ai para të pranishmëve ka përmendur faktin që Prokuroria e Shtetit bashkë me Agjencinë e Inteligjencës dhe Policinë e Kosovës, kanë parandaluar disa tentativa për sulme terroriste në Kosovë por edhe në shtetet e rajonit.

Kryeprokurori tha se gjatë tre mujorit të këtij viti ka pasur rënie të kallëzimeve penale për financimin e terrorizmit, pasi kanë pasur vetëm një rast me tre persona. Krejt kjo sipas tij është si rezultat i luftës ndaj kësaj dukurie, njofton Klan Kosova

Ndërkohë, Drejtori i Hetimeve të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, tha se nga viti 2013 policia ka trajtuar mbi 300 persona dhe subjekte të dyshuar për ndërlidhje me terrorizëm. Sipas tij, policia ka ngritur njësitë të specializuara për hetimin dhe trajtimin e këtyre rasteve.

Ai ka thënë se Kosova ka shtuar përpjekjet por edhe rezultatet në luftë kundër financimit të terrorizmit dhe shpëlarjes së parave, ndërsa ka përmendur se në vitin 2016 ka pasur ngritje prej 22% të rasteve të transaksioneve të dyshimta.